Mexhiti: Është nënshkruar kontrata për furnizimin e shiritave për diabetikët

 

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, njofton se është arritur marrëveshje për furnizimin e shiritave për personat me diabet.

Marketing

Në një postim në Facebook, Mexhiti shkruan se kujdesi shëndetësor për pacientët është prioritet i tij.

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot në mëngjes Mexhiti ka dëgjuar në takim kërkesat e personave me diabet. Ai ka thënë se si ministri kanë mirëkuptim të plotë për kërkesat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen.

Siç informoi ministri në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, po marrin të gjitha masat për plotësimin e kërkesave të personave me diabet.

“Të gjitha procedurat në Ministrinë e Shëndetësisë kanë përfunduar në një afat sa më të shkurtër të mundshëm, më vjen shumë keq që prokurimi është vonuar, është dashur të fillojë qysh në dhjetor nga menaxhmenti i mëparshëm”, deklaroi Mexhiti në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të personave Diabetik, që u mbajt para protestës së paralajmëruar.

Më tej ministri informoi se po punohet për një zgjidhje sistematik, falë së cilës në të ardhmen nuk do të lejohen vonesa në furnizim.