Spasovski: S’më intereson nëse dikush nga LSDM, BDI, VMRO apo ASH intervenon! Duhet të ketë dënim për rastin e Onkologjisë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski nga studio e TV21 komentoi deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se askush nga Qeveria nuk do të ndërhyjë në rastin me Klinikën e Onkologjisë.

Marketing

Në lidhje me: Pse MPB hyri në Klinikën e Onkologjisë pas 2 viteve? Spasovski: Mos të politizohet rasti, përgjegjësi për personat e involvuar

“Nuk më intereson nëse ndërhyn apo jo Qeveria, ekipi që punon në këtë rast ka për detyrë të gjejë të gjithë fajtorët dhe nuk duhet të ketë kompromis me jetën e qytetarëve. Dhe për mua nuk ka rëndësi nëse është dikush nga LSDM, BDI, VMRO-DPMNE, Aleanca, se cila është ajo strukturë politike që “qenka” më e vlefshme se një jetë njerëzore”, tha Spasovski.