Nesër, Osmani sjell komplet OSBE-në në Tetovë

Kryediplomati Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, nesër në Tetovë, do të hapë zyrtarisht Konferencën për barazi gjinore dhe forcimin e pozitës së gruas, e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Marketing

Krerë të lartë të organizatës si Hellga Shmid- Sekretare e Përgjithshme e OSBE, Pia Kauma – Kryetare e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, përfaqësues nga 57 shtetet – vende pjesëmarrëse të OSBE-së, krerë të institucioneve autonome të OSBE-së dhe përfaqësues të mediave do të jenë pjesë Konferencës.

Ngjarja parasheh panele ku profesorë të ndryshëm, studiues dhe ekspertë të çështjes do të shkëmbejnë mendime për tema veçanërisht të rëndësishme si: gratë, paqja dhe siguria; forcimi i pjesëmarrjes dhe lidershipit të grave; barazia gjinore në jetën politike, praktika të suksesshme nga terreni për çështjet gjinore etj.