Ministrat e rinj të kabinetit Rama 3, mbi tavolinën e presidentit Begaj për dekretim

Qeveria e Shqipërisë ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë kombëtare.

Marketing

Raportohet se dekretimi nga presidenti Bajram Begaj pritet të ndodhë të premten kur ai kthehet nga vizita në Kazakistan.

Nuk përjashtohet mundësia e betimit të ministrave të rinj po të premten. Ndërkohë, parashikohet një seancë e posaçme të hënën në parlament për votimin e tyre.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 4 shtator, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama njoftoi emrat e rinj për drejtimin e disa ministrive.

U propozua Ervin Meta si Ministër të Financave, Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, Manastirliun si Ministre të Arsimit, Anila Denaj Ministre Bujqësie, Albana Korçiu Ministre e Shëndetësisë, Ibrahimaj Ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Maznikun si Ministër për Pushtetin Vendor.

Emrat e propozuar:

Ministër i Financave – Ervin Mete

Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani

Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu

Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj

Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu

Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj

Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku.