Një grua u shpëtua nga nën rrënoja gjashtë ditë pasi një tërmet shkatërrues goditi Marokun dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonat e banuara, njoftuan të enjten ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.
Burimet lokale thanë për mediat e huaja, përcjell Telegrafi, se gruaja u shpëtua dhe u nxor nga rrënojat nga një ndërtesë në fshatin Tizi-n-Test, në provincën Taroudant, në Marokun qendror.
Pas kësaj, e mbijetuara thuhet se u dërgua në një spital ushtarak fushor 60 kilometra (37 milje) larg me autoambulancë.
Tërmeti, i cili ndodhi më 8 shtator me epiqendër në El-Huz, një rajon i lidhur me qytetin e Marrakeshit, rezultoi në dëme të konsiderueshme të ndjera jo vetëm në kryeqytet, Rabat, por edhe në qytete si Casablanca, Meknes, Agadir, si dhe Fes.
Si pasojë e tij, vdiqën rreth 3,000 njerëz dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar.