Nje ngjarje e rende eshte shenuar diten e sotme ne Ballsh , ku shtetasi Petrit Jaupaj, 60 vjec , banues ne Ballsh , ne gjendje te renduar emocionale i ka dhene fund jetes duke konsumuar medikamente mjekesore , prane varrit te bashkeshortes se tij. Si pasoje 60- vjecari eshte gjetur i pajete nga qytetare te tjere ne varrezat publike te qytetit. Mesohet se Petrit Jaupaj ishte mesues i lendes se Bio- Kimise ne shkollen 9- vjecare “ 5 Shkurti” ne Ballsh , ndersa rreth 1 vit e gjysem me pare bashkeshortja e tij kishte nderruar jete si pasoje e nje semundjeje te rende.Trupi i pajete i 60- vjecarit eshte derguar ne morgun e Spitalit Rajonal Fier , per kryerjen e ekspertizes mjeko- ligjore ndersa pritet dhe njoftimi zyrtar i policise.