Osmani mbajti ligjeratë para studentëve amerikanë: Qëllimi i Këshillit Ministror është kthimi në thelbin e OSBE-së, që është dialogu mes vendeve pjesëmarrëse

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ligjëroi para studentëve të së drejtës/çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Amerikan Yale me temë “E ardhmja e OSBE-së. Përmes një video-lidhjeje, Kryesuesi theksoi se koha në të cilën jetojmë, plot sfida dhe paparashikueshmëri, imponon domosdoshmërinë e ekzistencës së një organizate siç është OSBE-ja.

Marketing

“Unë jam pjesë e njerëzve që besojnë se nëse nuk do të kishim OSBE-në, do të kishim vërtet nevojë ta krijonim atë,” tha ai.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet Organizata për shkak të mungesës së konsensusit midis vendeve pjesëmarrëse, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut, përmes organizimit të Këshillit të Ministrave, përpiqet të rikthejë thelbin e Organizatës, që është dialogu, si parakusht për kompromis dhe konsensus.

“OSBE-ja, si çdo institucion, nuk është qëllim në vetvete, por mjet dhe instrument që shërben për të arritur qëllimin”, përfundoi ai.