Mbappe: Nuk po “vjedh” askënd, i meritoj të gjitha paratë që fitoj!

Kylian Mbappe është një nga personazhet më të përfolur në botën e futbollit. Sulmuesi i Paris Saint-Germain konsiderohet gjerësisht si lojtari më i mirë për momentin e si rrjedhojë edhe të ardhurat e tij janë në majat më të larta.

Marketing

Megjithatë, francezi i bindur për potencialin e tij, së fundmi thekson se ai i meriton të gjitha paratë që fiton dhe se nuk po “vjedh” askënd.

“Unë edhe kur isha në moshën 12-vjeçare e dija mirë se sa para qarkullohet në futboll. Unë i meritoj çdo qindarkë që fitoj, besoj se nuk po vjedh askënd apo jo? Kështu funksionon bota në ditët e sotme”, u shpreh Mbappe.

Ndër të tjera, 25-vjeçari shtoi se i mungon jeta e përditshme dhe e thjeshtë jashtë qëndrës së vëmendjes, pa qenë kudo në fokusin e kamerave.

“Më ka marrë malli të shkoj në një restorant dhe të qëndroj i pashqetësuar nga njerëzit. Apo të dal me shokët e të shkoj në një festë. Mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta në jetë”.