Arsovska inspektoi punimet ndërtimore të rrjetit të ujësjellësit Lubanci në komunën e Butelit

Me ekipe të drejtorive të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjes publike të Shkupit “Ujësjellës-Kanalizime”, kemi inspektuar aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Lubanci në komunën e Butelit.

Marketing

Aktivitetet ndërtimore në terren përfshijnë rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën 1 në Ljubanci, me kyçje të reja në rrjetin e ujësjellësit të qytetit dhe me realizimin e këtij projekti infrastrukturor, banorët kanë një furnizim më të mirë me ujë. Qyteti i Shkupit në vazhdimësi punon në rrjetin e ujësjellësit konform projekteve të parapara nga programi “Për Shkup modern”, ku zgjidhja e sfidave dhe realizimi i kërkesave të qytetarëve në pjesën e infrastrukturës nëntokësore janë segment i rëndësishëm.