Antonio Conte trajneri i ri i Napolit!

Tanimë nuk ka dyshime, Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Pas shumë kohëve negociata, presidenti Aurelio De Laurentiis ia doli të bindë teknikun leçez që të firmosë me klubin jugor një kontratë trevjeçare me një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon plus bonuset në varësi të rezultateve.

Marketing

Sakaq, Contes i është plotësuar edhe stafi teknik me Christian Stellinin si krahun e tij të djathtë, ndërsa vëllai i tij, Gianluca Conte do të marrë rolin e video-analistit. Ndërkohë, Conte u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re, ndërsa nuk harroi të premtonte se do të japë maksimumin.

“Napoli është një klub me rëndësi ndërkombëtare. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për të drejtuar skuadrën e Napolit. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë maksimal”, tha Conte në fjalët e para si trajner i napoletanëve.