“Nuk ka nevojë”! Mickoski dëshiron ta heq ligjin për Qeveri teknike

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se qeveria e ardhshme do të punojë për shfuqizimin e qeverisë teknike. Në vazhdën e pr/ligjeve të koalicionit të ardhshëm qeverisës do të jenë edhe ndryshimet në Këshillin e Prokurorëve dhe Këshillin Gjyqësor.

Marketing

“Ne edhe para zgjedhjeve kishim qëndrim të qartë, prezic, se nuk ka nevojë për qeveri teknike, për fat të keq atëherë nuk hasëm në mbështetje në shumicën e atëhershme qeverisëse, një nga ligjet do do jetë edhe ky. Gjithashtu këtu janë ligjet që duhet të hapet front kundër korrupsionit. Ligjet që e rregullojnë Këshillin e Prokurorëve dhe Këshillin e Gjykatës, mënyrën e re të zgjedhjes, të jetë zgjedhje e vet gjykatësve dhe prokurorëve, të mos ketë përzierje politike në principin ‘si deri tani’ “, tha mes tjerash Mickoski.