Një video në ‘TikTok’- Arsyeja banale që çoi deri tek vrasja në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Si pasojë e një përleshje mes katër personave, Agim Xani, 57-vejçar, ka mbetur i vdekur dhe i biri i tij përreth 15 vjeç është plagosur.

Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=14&loc=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fnje video ne tiktok arsyeja banale qe coi deri tek vrasja ne lipjan%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawEgeeVleHRuA2FlbQIxMQABHZvE6rQxgPOw7U rLZdesr6jSZjwBEIoHpyxV4z NMJ a0WV5arVyJ86aQ aem Jwz5asTZNtQveguVp9dQSg&referer=https%3A%2F%2Flm.facebook

Insajderi raportoi më herët se i dyshuari për sulmin është Skender Krasniqi dhe djali i tij. Krasniqi më herët kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.

Mediumi merr vesh nga burimet e saja se e gjithë ngjarja ndodhi si shkak i një konflikti për një video në rrjetin social ‘TikTok’.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e konfirmoi rastin tragjik më herët. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=14&loc=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fnje video ne tiktok arsyeja banale qe coi deri tek vrasja ne lipjan%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawEgeeVleHRuA2FlbQIxMQABHZvE6rQxgPOw7U rLZdesr6jSZjwBEIoHpyxV4z NMJ a0WV5arVyJ86aQ aem Jwz5asTZNtQveguVp9dQSg&referer=https%3A%2F%2Flm.facebook

“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njoftoi Ahmeti. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF