Arlinda Hasani Sinani emërohet zëvendësguvernatore e Bankës Popullore
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot emëroi Arlinda Hasani Sinanin zëvendësguvernatore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 121-të plenare, përcjell TV21. Propozimin për emërimin e saj e arsyetoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, i cili e cilësoi Hasani Sinanin si profesioniste të shquar në sektorin bankar dhe prezantoi përvojën e saj profesionale.
Me emërimin e saj, Hasani Sinani do të ushtrojë funksionin e zëvendësguvernatores së Bankës Popullore. / Aktuale.mk
