Janevska: Shkollat t’i ndjekin propokollet për veprim në rast se temperaturat janë tepër të larta

Janevska: Shkollat t'i ndjekin propokollet për veprim në rast se temperaturat janë tepër të larta

-Mësimi në ditët e nxehta duhet të organizohet në përputhje me protokollin për veprim në rast të temperaturave shumë të larta. Protokollet janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe u janë dorëzuar të gjitha shkollave, deklaroi ministrja Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse orët mësimore do të shkurtohen për nxënësit gjatë ditëve me temperatura shumë të larta.

Ajo theksoi se ndryshimeve klimatike nuk mund t’u shpëtojmë dhe se temperaturat e larta janë një sfidë për fëmijët në Evropë dhe në mbarë botën.

“Por kjo nuk do të thotë se fëmijët tanë nuk duhet të mësojnë. Ajo që duhet bërë është respektimi i protokolleve. Drejtuesit e shkollave dhe mësuesit duhet t’i përshtatin aktivitetet me kushtet. Nëse është nxehtë, nuk do të zhvillojnë edukatë fizike, por do të kenë pushim, art figurativ, muzikë apo aktivitete të tjera”, tha Janevska.

Sipas saj, protokollet përcaktojnë edhe kur duhet të hapen dhe mbyllen dritaret, si dhe cilat aktivitete duhet të zhvillojnë nxënësit në kushte të temperaturave të larta.

Lidhur me mundësinë e pajisjes së shkollave me kondicionerë, Janevska tha se ato do të sigurohen kur shteti të ketë mundësi t’i pajisë të gjitha shkollat.

“Po veprojmë sipas prioriteteve dhe po bëjmë shumë. Besoj se në një periudhë të afërt nuk do të përballemi me një sfidë të tillë”, shtoi ajo. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF