Protesta te Komisariati nr. 3 në mbështetje të të arrestuarve, qytetarët: Goca, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju!

Protesta te Komisariati nr. 3 në mbështetje të të arrestuarve, qytetarët: Goca, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju!

Protestuesit vijojnë tubimin para Komisariatit nr. 3, në mbështetje të aktivistëve dhe qytetarëve të arrestuar dy ditë më parë gjatë përplasjeve me policinë te Kryeministria.

Qytetarët kanë shprehur solidaritetin e tyre me personat e ndaluar, duke theksuar se nuk janë vetëm dhe se kanë mbështetjen e protestuesve nga i gjithë vendi.

“Goca, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju!”, kanë thirrur protestuesit para ambienteve të komisariatit.

Tubimi vijon në kuadër të protestës antiqeveritare, ndërsa qytetarët kërkojnë lirimin e personave të arrestuar dhe vijojnë thirrjet e tyre në mbështetje të aktivistëve.

Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF