Amal Clooney zbulon sekretin e elegancës, manikyri minimalist që nuk e ndryshon prej vitesh

Amal Clooney zbulon sekretin e elegancës, manikyri minimalist që nuk e ndryshon prej vitesh

Amal Clooney mund të ndryshojë fustanet, flokët dhe gjithë look-un e tapetit të kuq, por ka një detaj që prej vitesh e mban pothuajse të pandryshuar: manikyrin.

Në Festivalin e Filmit në Venecia, ku George Clooney mori Golden Lion për arritjet në karrierë, Amal u shfaq me një fustan Tom Ford nga Haider Ackermann, por një nga detajet që ra në sy ishin sërish thonjtë e saj të shkurtër, neutralë dhe me shumë shkëlqim.

Ky stil është përshkruar si “vanilla gloss”: një nuancë nude, qumështore dhe gjysmëtransparente, e kombinuar me një shkëlqyes. Nuk bëhet fjalë thjesht për një ngjyrë të caktuar, por për një pamje të përgjithshme shumë të pastër dhe të kuruar.

Thonjtë mbahen të shkurtër, zakonisht deri te maja e gishtit, limohen në një formë katrore të butë dhe ngjyra aplikohet në shtresa të holla. Kutikulat shtyhen dhe pastrohen me kujdes, ndërsa në fund përdoret shkëlqyes.

Pikërisht sepse nuanca është transparente, gjithë efekti varet nga sa të kuruara duken duart dhe thonjtë. Kremi i duarve dhe vaji për kutikulat bëhen po aq të rëndësishëm sa vetë manikyri.

Thonjtë e shkurtër po preferohen gjithnjë e më shumë sepse janë praktikë, kërkojnë më pak mirëmbajtje dhe duken të pastër e elegantë. Edhe trendet po largohen nga format shumë të gjata e të ngarkuara, duke favorizuar nuancat nude, qumësht dhe French i lehtë, një estetikë që Amal Clooney e ka përqafuar prej vitesh.

/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF