Sydney Sweeney shfaqet e dashuruar me Scooter Braun në Venecia
Sydney Sweeney dukej krejtësisht e dashuruar me të dashurin e saj, Scooter Braun, teksa të dy u panë duke mbajtur duart gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, të enjten.
Aktorja amerikane, 28 vjeçe, rrezatonte elegancë me një fustan me temina dhe shpinë të zbuluar, ndërsa ajo dhe Braun, 45 vjeç, ishin ndër yjet që morën pjesë në darkën e organizuar nga Armani Beauty, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Sweeney nuk ka asnjë projekt filmik për të promovuar në festivalin e këtij viti, por do të jetë imazhi kryesor i markës në tapetet e kuq, së bashku me modelen Kendall Jenner.
Ylli i Hollywood-it kishte veshur një veshje të Armani-t, e cila i nxirrte në pah dekoltenë, për darkën ekskluzive në Kopshtet Mbretërore.
Më herët gjatë ditës, Sweeney shijoi një shëtitje romantike me gondolë me Braun dhe të dy shkëmbyen një puthje shumë pasionante.
