A do të shkojë Gruevski në burg, sot vendos Kuvendi për heqjen e mandatit

Komisioni i Kuvendit për Mandate dhe Imunitete do të diskutojë për kërkesën e gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit të Nikolla Gruevskit, pas dënimit nga gjykata në procesin gjyqësor “Tanku”.

Marketing

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka shumë gjasa që ta ruaj deri në fund mandatin e deputetit. Kjo për shkak se në Kuvend nuk ekziston një shumicë prej dy të tretave të deputetëve që do të votonin pro marrjes së mandatit.

Anëtarët e Grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së e kanë bërë të qartë se nuk do të votojnë për marrjen e mandatit të ish-liderit të VMRO-DPMNE-së.

Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg prej dy viteve për rastin “Tank” përkatësisht furnizimin e mercedesit luksoz. Nga Gjykata Penale të premten komunikuan se gjykatësi për kryerjen e sanksioneve e ka refuzuar lutjen e Gruevskit për anulimin e dënimit me burg prej dy vjetëve për blerjen mercedesit luksoz në lëndën e “Tank” të PSP-së.

Marketing