A ka rrezik që RMV të largohet nga nisma “Open Ballkan”? Përgjigjet Dimitrov

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Dimitrov, i cili po e zëvendëson kryeministrin Zoran Zaev në takimin për “Ballkanin e Hapur”, theksoi se nuk sheh ndonjë rrezik që Maqedonia e Veriut të largohet nga nisma “Open Ballkan”. Thotë se do të ketë ndryshim të pushtetit, por shton se vullneti i qytetarëve është që kushdo qoftë në Qeveri vendi duhet të ecë përpara.

Marketing

“Drejtpërdrejtë ne e lidhim rezultatin e zgjedhjeve me qeverinë. Po flas tashmë hipotetikisht por qytetarët maqedonas duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Besoj se në këtë rast, kjo do të ndodhë, do të ketë ndryshim të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kush do të rrijë në qeveri duhet të ecë përpara dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë. Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë vendi im Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi të mbetemi pjesë e kësaj nisme për të ardhmen tonë”, tha Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.