Kreu i PAA, Agron Duka ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Spitallë ku ka folur edhe për procesin e rindërtimit.
Duka thotë se Rama paratë po i përdor për të bërë vota, por e siguron se do i kthehet në boomerang.
Për Dukën, Rama është njeri selektiv dhe po i jep atij që nuk i takon, ndërkohë që po lë pa ndihmuar atyre që i takojnë.
STATUSI NGA AGRON DUKA
Sot në Spitallë
“Edi Rama është njeri selektv, po flas për Shijakun. Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota. Do ti kthehet boumerang sepse dikujt duke i dhënë në mënyrë të pa drejtë do lërë atij që i takon, por mund të ndodhë që do i marrin paratë e nuk do ta votojnë”
Rama nuk ështé më ai i tetë viteve më parë, mentaliteti i tij nuk dihet nëse është majtë apo i djathtë.
Dëshira e madhe për të patur pushtet të pakufijshëm të shtrirë dhe në kohë, vjen tek ju me disa lloj aleancash me biznesmen, oligarkë siç i keni dégjuar ti thonë si dhe me të fortë duke i dhënë fuqi kaq të madhe pér të zhvilluar sferat e ekonomisë shqiptare.
Jemi bashkë këtu për të kuptuar pse ky koalicion është alternativa e duhur.
25 Prill Fitore‼️