Ahmeti: Jemi në momente historike dhe vendimtare

Bashkimi Demokratik për Integrim, me në krye liderin e sajë, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët. Këtë herë Ahmeti me kabinetin qeveritarë ka vizituar Jegunovcin ku edhe ka takuar banorët e kësaj zone.

Marketing

Ahmeti tubimin në Jegunovcë e ka filluar duke përkujtuar mikun sic e quan e tij të afërt, Abdylaqim Ademin.

“Temën për të cilën do flas e kemi trajtuar shumë herë dhe me Abdylaqim Ademin, siç kanë qenë vetingu për të gjithë klasën politike dhe si i tillë të kërkohet nga të gjitha institucionet që ky veprim të ndodh, madje me mbikqyrje ndëkrombëtare. Ai që shkel ligjin dhe besimin e dhënë le të pësoj dhe paguaj dënimin. Politika jonë ka qenë për të bashkuar, promovua unitet dhe të çojmë procese përpara. Abdylaqimi shumë ndihmonte në afrimin e proceseve të rëndësishme për vendin. Pikërisht ky ideali Adbylaqimit, ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për bashkimin e njerëzve rreth Europës së bashkuar, sepse është kontribut fisnik dhe i z.Ademi. Jemi në momente historike dhe vendimtare, ndaj ti lëmë hatërmbetjet dhe vogëlsirat, sepse jemi gjeneratë e guximit dhe jemi dëshmuar për këtë. Jam I sigurtë që kjo do bëhet, se shqiptarët janë krah Europës dhe janë pjesë e saj. Stabilitetit të Europës I duhet edhe Maqedonia, drejt parandalimit të emigracionit dhe krijimit të kushteve për një standard më të mirë në vend. Të kaluarën nuk duhet të harrojmë por duhet ta ndërtojme të ardhmen. Unë nuk jam politikan i ekraneve televizive e as kancellarive, por vi nga një fushë tjetër që ua di hallet popullit, ndaj jam krah juve për të ju dëgjuar gjithmonë”, deklaroi Ahmeti.