Ahmeti: Rruga europiane, nuk ka alternativë !

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke folur në një intervistë për të përditshmen kroate Vecernji, ka përmendur edhe kontestin me Bullgarinë duke thënë se me zgjidhjen e qeverisë së re në Sofje, do të ulen dhe të zgjidhin çështjen në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Marketing

Besoj dhe po punojmë intensivisht. Vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në familjen europiane. Besoj thellësisht se të gjitha përpjekjet tona, si dhe mbështetja e parezervë e partnerëve tanë strategjikë, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, së shpejti do të jap fryte. Kërkesave të Sofjes i kemi dhënë tashmë përgjigje konstruktive dhe shpresojmë që me zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgarinë fqinje të ulemi në tavolinë dhe ta zgjidhim çështjen në muajt e parë të vitit 2022. Ne jemi gati për një kompromis dinjitoz. Rruga europiane nuk ka alternativë për ne, ka theksuar Ahmeti.

Ndërsa i pyetur se sa ka ndikim Serbia në politikat e caktuara partiake në Maqedoni dhe a beson se ata duan të destabilizojnë vendin dhe rajonin, Ahmeti shton se vendi i Ballkanit Perendimor është në BE.

Siç e përmenda, vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE. E them këtë sepse përderisa është e pranishme ideja dhe përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, mundësia e destabilizimit të vendit dhe rajonit është e pamundur. Serbët në Maqedoninë e Veriut janë të organizuar në partitë e tyre dhe janë pjesë e koalicioneve me LSDM-në dhe VMRO-në dhe besoj se janë në komunikim me Beogradin, por nuk besoj se kanë mundësi apo motiv për të destabilizuar vendin, ka shtuar kështu Ahmeti për Vecernji.