Aksident i rëndë në lagjen Aerodrom, një i vdekur dhe dy të lënduar

Mbrëmë në bulevardin “Jane Sandanski” në Aerodrom Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Marketing

Personi i vdekur mësohet të jetë vozitësi i motoçikletës kurse dy të lënduarit e tjerë, vozitësi dhe një pasagjerë i veturës Audi.

Jozyrtarisht mësohet se deri tek ky aksident ka ardhur pas mosrespektimit të rregullave në komunikacion.