Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 5 shqiptarë

Marketing

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në unazën e Edessës ku një makinë është përplasur me një kamion.Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.   Ende nuk dihet me cilin mjet ishin duke udhëtuar shtetasit shqiptarë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.