Aksidentohet autobusi me të infektuarit me Covid-19, 27 të vdekur dhe 20 të plagosur

Një autobus që transportonte disa qytetarë në një qendër karantine Covid-19 në Kinë është përplasur dhe si pasojë 27 persona kanë vdekur.

BBC shkruan se autobusi u përmbys në një autostradë në provincën jugperëndimore të Guizhou duke lënë 20 persona të tjerë të plagosur.

Marketing

Ndërkohë, aksidenti solli reagimin e qytarëve që kritikojnë politikën “zero-Covid” të Pekinit.

Politika strikte përfshin testimin dhe gjurmimin masiv. Ata që rezultojnë pozitivë dhe kontaktet e tyre të ngushta duhet të izolohen në shtëpi ose në një qendër karantine.

Sakaq, deri më tani, nuk ka asnjë informacion për shkakun e aksidentit.