Aksion i madh për pastrimin e rrugëve në komunën e Sarajit (FOTO)

Ndërmarrja Komunale Publike “Saraj” dhe NP “Higjiena Komunale-Shkup”, kanë realizuar një aksion të madh për pastrim në Komunën e Sarajit, në prag të festës së madhe të myslimanëve Kurban Bajramit.

Marketing

Punimet nga afër i vëzhguan Drejtori i Përgjithshëm e “Higjienës Komunale”, Abdusamet Shabani dhe drejtori i NKP “Saraj”, Sabahudin Rrustemi.

Aksioni është gjithë përfshirës, pastrim të mbeturinave, larje të rrugëve në disa vendbanime dhe pastrim të rrugëve kryesore.

Për këtë aksion dy Ndërmarrjet Publike kanë angazhuar kapacitet e tyre në mjete mekanike për pastrim dhe numër më të madh të punëtorëve.

Punimet për pastrim do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë, me të njëjtin kapacitet si në njerëz ashtu edhe në mjete pune.

Aksionet e tilla të pastrimit në Komunë të Sarajit, realizohen çdoherë para festës së madhe të Kurban Bajramit.

Apelojmë deri te të gjithë qytetarët ti përmbahen rendit komunal që edhe ato të kontribuojnë për mirëmbajtjen e pastërtisë publike.