Aleanca për Shqiptarët mbështet referendumin

Aleanca për shqiptarët mbështet referendumin e 30 shtatorit, kështu deklaroi kreu i kësaj partie pas mbledhjes së Kuvendit qendror të partisë. Ai tha se edhe pse nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve të arritjes së marrëveshjes me Greqinë dhe formulimit të pyetjes për referendumin partia e tij do e mbështes Referendumin përmes fushatës për integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Marketing

Qëndrimi i Aleancës për shqiptarët i Kuvendit qendror është që do të mbështes referendumin për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE me vërejtjet tona që i kemi thënë edhe më herët dhe që i rikonfirmojmë edhe një herë nëpërmjet deklaratës që kemi në marrëveshjen me Greqinë. Ne nuk kemi qenë aktorë të përpilimit të kësaj marrëveshje”- deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për shqiptarët.

Në lidhje me afatin treditor që kryeparlamentari i Kuvendit Talat Xhaferi u ka ofruar partive politike për të përcaktuar qëndrimin e tyre lidhur rreth mbështetjes ose bojkotit të referendumit Sela tha se është një gjest i ulët. Ai theksoi se shuma e cila do tu ndahet për kampanjë nuk është me rëndësi pasi Aleanca për shqiptarët as nuk shitet, as nuk blihet.

Sela shtoi se vendit i mungon një marrëveshje mes dy etniteteve më të mëdha në vend shqiptarëve dhe maqedonasve e cila është më e rëndësishme se të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani. Ai madje shtoi se kur do të shihet si e nevojshme do të thirret tryezë e përbashkët politike të partive shqiptare, edhe pse ai vlerëson se kjo është dashur të bëhet në kohën kur përpilohej marrëveshja me Greqinë nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim e cila ishte pjesë e bisedimeve.

Marketing