Alejandro Gomez fiton çmimin ‘Lojtari i muajit’ në Serie A

Sulmuesi i Atalanta, Alejandro Gomez është shpallur ‘Lojtari i muajit’ në Serie A për muajin qershor.

Pavarësisht se nuk shënoi, Gomez bëri katër asistime në fitoret e Atalanta kundër Sassuolo, Lazio dhe Udinese muajin e kaluar për të ndihmuar skuadrën e tij që të kalojë në vendin e tretë.“Atalanta janë një nga përrallat më të bukura në ligën tonë dhe askush nuk përfaqëson vlerat e këtij ekipi më mirë sesa kapiteni Gomez për cilësinë dhe aftësitë e tij, frymën e ekipit dhe vetëflijimin për shokët e tij të skuadrës”, tha CEO i Serie A Luigi De Siervo.

Marketing

“Papu ka një sezon të jashtëzakonshëm, duke ndriçuar ligën tonë me klasin e tij dhe duke vepruar si forca lëvizëse për shokët e tij të skuadrës në fushë me gola dhe asistime”.

32-vjeçari ka gjithsej shtatë gola dhe 18 asistime në 40 paraqitje për Atalanta këtë sezon.

Atij do t’i prezantohet çmimi i MVP për muajin qershor gjatë vizitës së nesërme të Atalanta në Brescia.