Ali Ahmeti i shkruan letër lamtumirëse Nikos Koxias

I dashur mik Nikos,

Marketing

me dëshpërim e pranova lajmin për dorëheqjen tënde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë pasi që tashmë katër vite po punojmë bashkërisht për vlera evropiane, fqinjësi të mirë, rajon të paqtë, stabilitet, siguri.

Bashkëpunimi jonë ishte i natyrshëm sepse na bashkonin bindjet gjeostrategjike dhe gjeopolitike jo vetëm për vendet tona por edhe për rajonin dhe më gjërë, vullneti për zgjidhje të çështjeve midis Shkupit dhe Athinës, por edhe pikëpamjet për marrëdhëniet me Shqipërinë e Kosovën.

Dua të të falënderoj jashtëzakonisht shumë për përkushtimin dhe për kontributin tënd të madh për paqë, për mbyllje të çështjeve me fqinjët dhe për një Evropë Juglindore tërësisht të integruar në NATO dhe në BE.

Jam i bindur që bisedat tona të gjata, miqësore dhe shumë të sinqerta do të vijojnë bashkë me angazhimin e përbashkët për vlerat të cilat i ndajmë bashkërisht.

Të uroj shumë shëndet, mbarësi dhe tek unë do gjesh gjithmonë derë të hapur për t’i realizuar bindjet tona për një rajon të zhvilluar dhe të integruar.

Marketing