Ali Ahmeti shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Milaim Fejziut

Ali Ahmeti shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Milaim Fejziut
Ali Ahmeti shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Milaim Fejziut
Publikuar 11:17 27 Shkurt, 2023
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes së patriotit dhe njërit nga themeluesit e UT- Milaim Fejziu i cili u nda nga jeta sot shkruan Tetovasot.

Marketing

“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Milaim Fejziut, njërit nga themeluesit e Universitetit të Tetovës dhe kryetarit të parë të Senatit të këtij universiteti” shkruan lideri Ahmeti.

Ai tha se Fejziu do të rrojë në kujtimet tona i pavdekshëm me kontributin që dha për vendosjen e themeleve të arsimit sipëror në gjuhën amtare dhe avancimin e tij, me aktivizmin kombëtar si nënkryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe kryetar i Shoqatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në vendin tonë.

E nderuara familje Fejziu, të nderuar bashkëveprimtarë të profesorit Milaim Fejziu pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tuaj të madhe, të rroni dhe ta kujtoni përjetë me krenari!u shpreh Ali Ahmeti