AlternAtivA: Takim i Kryetarit Gashi me Grupin e Miqësisë Maqedoni e Veriut-Kosovë

Sot, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin
për vizitë disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi
i Deputetëve të Miqësisë Parlamentare Maqedoni e Veriut-Kosovë, të prirë
nga kryetarja e këtij grupi, Ganimete Musliu.
Ata u pritën nga deputetët e këtij grupi të miqësisë të Kuvendit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili udhëhiqet nga kryetari i
Alternativës, njëherazi deputet, Afrim Gashi.
Me këtë rast, kryetari Gashi, duke u uruar mirëseardhje, ka folur për
marrëdhëniet e mira të ndërsjella të dy vendeve, dy popujve dhe dy
kuvendeve përkatëse.
Temë e këtij takimi ka qenë kërkimi i më shumë fushave të bashkëpunimit
në planin parlamentar, por edhe në sferat e tjera të ndërveprimit për
interesa të përbashkëta të të dyja vendeve që projektojnë aspirata të
njëjta integruese drejt Bashkimit Europian dhe bashkëpunimit
ndërshtetëror.
“Thellimi i bashkëpunimit Maqedoni e Veriut-Kosovës është në të mirë të
të gjithë qytetarëve tanë, por edhe të europianizimit të rajonit, në
përgjithësi.”, ka theksuar me këtë rast kryetari Gashi.
Deputetët e Kosovës kanë shprehur falënderim për mikpritjen dhe janë
shprehur me nota optimiste për fuqizimin e bashkëpunimit mes të dyja
shteteve.

Marketing
Marketing