Mickoski: Takimi i liderëve përfundoi pa sukses! Zgjedhjet – zgjidhja e vetme e krizës!

44 deputetët e koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE mbajnë qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, nën këto rrethana nuk do të mbështesim – ka deklaruar pas takimit të liderëve, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, sic njofton KlanM, këtë qëndrim ia ka transmetuar edhe Kryeministrit Kovaçevski.

Marketing

Kovaçevski, sipas Mickoskit, ka ofruar që në kuadër të parlamentit të nis diskutimi, të votohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse më pas të formohet Qeveri ku nga 10 resorët që menaxhohen nga LSDM-ja, 5 t`i jepen VMRO-DPMNE-së, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi I negociatave, e më pas të mbyllen 2 -3 kapituj dhe të shkohet në zgjedhje parlamentare.

“Kësaj oferte iu përgjigja; në rregull, e kuptoj ofertën dhe për të njëjtën kam këtë qëndrim. VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa pjesëmarrje të BDI-së. VMRO-DPMNE është e gatshme të merr pjesë në këtë Qeveri, por zgjedhjet t`i përgatisë Qeveria teknike, e jo kjo qveri, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Kurse ndryshimet eventuale kushtetuese të vlejnë në ditën kur do të nis ratifikimi i protokollit aderues të Maqedonisë në kuadër të BE-së nga parlamentet e 27 vendeve anëtare” – ka deklaruar Mickoski.

Kreu I opozitës, sic njofton KlanM, takimin e sotë të liderëve e ka vlerësuar si të pasuksesshme.

“Vlerësoj se takimi I liderëve I tregoi qartë pozicionet se në këtë moment nuk ka shumicë prej 2/3 dhe sa më shpejt duhet të relaksohen marrëdhëniet në shoqëri, kurse mënyra e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare” – ka deklaruar Mickoski.

Marketing