Arben Zyberi, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, thotë se qytetarët nuk duhet të hezitojnë të pranojnë faktin se janë të infektuar, pasi sëmundja nuk është turp.
Sipas tij, në Maqedoni ka pasur persona të infektuar edhe para muajit shkurt, mirëpo thotë se më shumë gjasë për të njëjtat nuk kanë qenë të informuar as pacientët dhe as vet personeli mjekësor, andaj e kanë trajtuar të sëmurin si të prekur nga gripi.
Sipas tij, mënyra më e shpejtë për të kaluar këtë situatë është respektimi i masave. Zyberi thotë se parashikimet e institucioneve relevante botërore janë se rreth 60% e popullsisë mund ta kalojnë këtë virus, madje pa e kuptuar.