17/06/2024
Ballina Lajme Maqedoni Arrestohen dy persona në Shkup, dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një 36-vjeçar

Arrestohen dy persona në Shkup, dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një 36-vjeçar

MPB njofton se kanë arrestuar dy perona nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë sulmuar fizikisht një 36-vjeçar.

Marketing

“Ministria për Punë të Brendshme njofton se më datë 07.10.2022 në ora 01:05 në bulevardin OBRM në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësiti për Punë të Brendshme Karposh dhe Njësiti për Punë të Brendshme Qendër-Bit Pazari kanë arrestuar personat me iniciale S.M.(42) dhe V.T.(24), të dy nga Shkupi.

Ata dyshohet se më datë 06.10.2022 rreth orës 23:00, kanë sulmuar fizikisht A.C.(36) nga Prilepi në Blv.Goce Dellçev dhe e kanë kërcënuar se do t’ia marrin celularin. Personave në fjalë iu është kapur telefoni dhe më pas janë arrestuar ku pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.