Arrestohet deputeti që bëri thirrje për arrestimin e Ciprasit

Deputeti i partisë “Agimi i Artë”, Konstaninos Barbarusis është arrestuar pas thirrjes për grusht shtet gjatë debatit të dy ditëve të fundit në Kuvendin greke dhe për arrestimin e kryeministrit Cipras. Por siç theksohet, ai është arrestuar me urdhër të prokurorisë shtetërore për shkak fjalimit në Kuvend për grusht shteti.

Marketing

Barbarius gjatë diskutimit tha: “Filloi copëtimi i Greqisë. Udhëheqësia e vendit po sjell ligje që nuk janë në interes të kombit, por që janë në interes të tyre, i bëjë thirrje udhëheqësisë ushtarake që të respektojnë betimin që e kanë dhënë dhe të arrestojnë kryeministrin Cipras, ministrin e mbrojtjes Kamenos dhe kryetarin e shtetit Pavlopulos që të pengohet kjo tradhti”, ka thënë Barbarius. Vet partia “Agimi i artë”, e ka dënuar komentet e deputetit të tyre dhe e ka përjashtuar nga partia.

Marketing