Arrestohet në Holandë reperja Nicki Minaj!

Reperja Nicki Minaj është arrestuar në aeroportin Schiphol të Amsterdamit në Holandë.

Marketing

Lajmi është publikuar në mediat vendase. Ndërkohë, sipas policisë holandeze, një 41-vjeçare amerikane është vënë në pranga nën dyshimin për posedim të drogave të lehta, por identiteti nuk është bërë publik.

Minaj ka filmuar një pjesë të takimit të saj me policinë, duke e postuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet një polic teksa i drejtohet “je e arrestuar”. Artistja thuhet se do të fluturonte në Mançester për një koncert të shtunën në mbrëmje.