Arrestohet pas 10 vitesh në Belgjikë kosovari i dyshuar për vrasje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar në Belgjikë i dyshuari kosovar për një vrasje që kishte ndodhur në Junik më 16 maj të vitit 2012.

Marketing

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarit i cili ishte arratisur nga Kosova, ka ndodhur dje.

“I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Marketing