Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi i dënuar për rastin “Alfa”

Rexhail Qerimi i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” ka ndërruar jetë. Vdekja e Rexhail Qerimit është konfirmuar nga familjarët e tij si dhe nga shokët me të cilët e ka ndarë qelinë.

Marketing

Sipas informacioneve jozyrtare ai ka pësuar goditje në tru, ndërsa jetën e ka humbur gjatë dërgimit në spital.

Pritet që trupi i pajetë i Rexhail Qerimit të kthehet në burgun e Idrizovës, dhe më pas tu dorëzohet familjarëve për varrim.

Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi nga fshati Opajë në Kumanovë. Këtë e kanë bërë të ditur familjarë e tij mëngjesin e sotëm.