Arrestohet vjedhësi nga Gradeci i Gostivarit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 46 vjeçarin Z.A. nga Gradeci i Gostivarit i cili akuzohet ëpr vjedhje në një objekt në Gostivar. Policia punon në zbardhjen e rastit.

Marketing

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (29-qershor) rreth orës 15:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 46-vjeçarin Z.A. nga Gradeci i Gostivarit për shkak të dyshimit se para disa ditësh ka kryer një vjedhje në një objekt në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.