Ukrainasit sulmojnë nga ajri dhe toka rusët në Bakhmut, bëjnë “shoshë” çdo gjë u del përpara

Ukrainasit duke se e kanë shfrytëzuar situatën kaotike që po mbizotëron në ushtrinë ruse, pas rebelimit të grupit mercenar Wagner, duke i sulmuar në të gjitha frontet. Madje në disa rajone, ukrainasit kanë arritur të rikthejnë territoret që ishin nën kontrollin e rusëve.

Marketing

E në qytetin e Bakhmutit, që kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, që pretendonte se ka marrë nën kontroll qytetin, ukrainasit kanë filluar me pastrimin e istikameve ruse.

Një video e realizuar nga ajri, tregon kur ushtarët e Volodymyr Zelenskyt ia mësyjnë istikameve të rusëve, duke i sulmuar nga ajri me dron me bomba si dhe nga toka me tanke dhe këmbësori.

Pamjet tregojnë lëvizjet e shpejta të ukrainasve dhe largimin e rusëve, natyrisht ata që kishin arritur të mbesin gjallë – pasi ukrainasit u futën në istikame për të bërë “pastrimin”. /A2CNN

Marketing