Naomi Campbell bëhet sërish nënë në moshën 53-vjeçare

Naomi Campbell është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja 53-vjeçare, e cila shton se ka mirëpritur në jetë djalin e saj, e ndërsa nuk ka nguruar edhe të përçojë një mesazh për ndjekësit e saj.

Marketing

“Dashuria ime e vogël, dije që të adhurojmë pa kufi dhe që je e rrethuar nga dashuria që në momentin që na zbukurove me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se erdhe vogëlush. Nuk është kurrë vonë për të qenë nënë”, shkruan modelja, por pa dhënë shumë detaje, pasi duhet thënë që nuk është shfaqur në publik shtatzënë.

Në maj të vitit 2021, modelja mirëpriti fëmijën e saj të parë, ku shumë e kritikuan se u bë nënë në dekadën e saj të pestë. Siç shpjegoi modelja, ajo nuk është e birësuar, siç mendonin të gjithë.

“Ai është fëmija im”, tha Naomi Campbell në një intervistë, por nuk pranoi të jepte informacione të mëtejshme. Sigurisht, shumica e publikimeve flasin për “nënën surrogate”.