Arsenal pëson humbjen e parë, Man United fiton derbin

Manchester United ka ndalur ecurinë perfekte të Arsenal, duke mposhtur skuadrën e Arteta në ‘Old Trafford’.

Marketing

Manchester United ka fituar derbin kundër Arsenal, me rezultatin 3:1, në një ndeshje ku Marcus Rashford bëri diferencën.

Anësori brazilian, Antony, debutimin me fanellën e United e bëri me gol. Goli i tij erdhi në minutën e 35’, për epërsinë e parë të United në këtë ndeshje dhe ky gol zhbllokoi takimin. Paraprakisht, Martinellit iu anulua një gol nga VAR dhe ky vendim nxiti shumë reagime në rrjetet sociale.

‘Gunners’ arritën të barazonin shifrat në minutën e 60’, me anë të Bukayo Saka. Ky gol erdhi pas një dominimi total të Arsenal në fillimin e pjesës së dytë.

Megjitahtë, vetëm gjashtë minuta më vonë, Bruno Fernandes nxjerri Rashford një për një përballë portierit dhe anglezi u tregua i saktë, duke rikthyer epërsinë e ‘Djajve të Kuq’.

Në minutën e 75’, për t’i dhënë goditjen e nokautit Arsenalit, Rashford shënoi përsëri, për rezultatin 3:1. Kësaj radhe, asisti erdhi nga Christian Eriksen.

Me këtë fitore, Man United shkon në 12 pikë dhe mban pozitën pesë, me tri pikë më pak sesa Arsenal që mbetet në pozitën e parë.

City e Tottenham kanë nga 14 pikë në pozitat 2 dhe 3, kurse Brighton në pozitën katër ka 13 pikë.