Autoritetet ukrainase:Më shumë se 2000 civilë janë vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë

Autoritetet ukrainase kanë thënë se më shumë se 2000 civilë janë vrarë deri më tani si pasojë e luftimeve dhe bombardimeve të pushtimit Rusë, i cili filloi gati një javë më parë.

Marketing

Lajmi është dhënë nga shërbimi i urgjencës i Ukrainës.

Në një deklaratë, ata thanë se qindra struktura duke përfshirë objekte transporti, spitale, kopshte dhe shtëpi janë shkatërruar.

Fëmijët, gratë dhe forcat mbrojtëse po humbasin jetën çdo orë.