Kremlini e pranon: Ekonomia ruse po merr “goditje serioze” nga sanksionet

Ekonomia ruse po ndikohet si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet në lidhje me komentet e presidentit amerikan Joe Biden në fjalimin e tij për gjendjen e bashkimit, shkruan CNN.

Marketing

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze”, tha Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj të mërkurën.

“Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar”,-shtoi ai.

“Ekonomia do të qëndrojë në këmbë”, përfundoi ai.

Në fjalimin e tij të martën, presidenti Biden tha se ekonomia ruse kishte mbetur e “rrëmbyer” nga të gjitha sanksionet.

Duke folur me udhëheqësit politikë në Uashington, Biden e filloi fjalimin duke nënvizuar unitetin kundër Rusisë brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis aleatëve të saj./