Babai i Ansu Fatit del publikisht kundër Barcelonës, përmend opsionin e kalimit te Sevilla

Babai i Ansu Fati, Bori, në një intervistë për mediumin spanjoll ” El Partidazo de Cope”, është shprehur i pakënaqur me trajtimin që po i bën Barcelona djalit të tij.

Marketing

Ansu nuk dëshiron që të largohet nga Barcelona, por unë dua që ai të ketë sukses. Nuk do të shkoj në stadium më, jam i nervozuar me klubin.

Për një muaj unë do të takohem me Jorge Mendes, me siguri. Më shqetëson që Ansu luan aq pak. Jemi duke folur për një lojtar që është i kombëtarës së Spanjës dhe ka ardhur nga akademia e La Masia. Ai meriton shumë më shumë se kaq”, tha Bori Fati.

Madje babai i sulmuesit ka thënë se nëse nuk përmirësohet situata, djali i tij mund të shqyrtojë opsionin e kalimit te Sevilla.

Marketing