Bajerni nuk dorëzohet për Kejnin, e çon ofertën e re

“Daily Mirror” raporton se Bajerni do të kthehet me një ofertë të re në Totenham Hotspur për Hari Kejnin, e cila do të rritet në 87 milionë euro, pavarësisht dy refuzimeve që kanë marrë tashmë.

Marketing

Propozimi i fundit që ata bënë, por nuk u pranua, ishte 80 milionë euro, ku Tottenham kërkon 105 milionë euro. Bajerni po i ofron Kejnit një kontratë pesëvjeçare, pra deri në vitin 2028, ndërsa ai do të marrë më shumë se 20 milionë euro.

Sigurisht që mbetet për të arritur një marrëveshje me Tottenhamin, pasi dëshira e futbollistit anglez është të vazhdojë në Bundesligë.