Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkanin Perëndimor

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka shtyrë vizitën për në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Kështu ka bërë të ditur sot për KosovaPress, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Marketing

Kupina ka informuar se shtyrja e vizitës së Chollet është bërë për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.”, ka bërë të ditur Kupina.

Ndryshe, vizita e këshilltarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet është paralajmëruar të mbahej sot dhe nesër (30, 31 korrik).