Bankave u besojmë 6 miliard euro

Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit 2017 disponojnë me aktiv financiar në vlerë prej rreth 6 miliard euro e që është për 7.5 për qind më shumë se në vitin 2016. Këto janë të dhënat e fundit zyrtare të Raportit për stabilitetin financiar të publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë (BPM).

Marketing

Sipas këtij raporti, kjo është vlera financiare aktive e qytetarëve të Maqedonisë që ua kanë besuar bankave, i kanë si aksione, polisa sigurimi apo mjete financiare në fondet private dhe investuese, si dhe letra shtetërore me vlerë. Nëse do të merrnim parasysh numrin e banorëve prej dy milionë njerëz në Maqedoni, i bie që çdo banorë të ketë 3250 euro për kokë banori. Kuptohet, në vlerën e përgjithshme të aktives financiare të qytetarëve të Maqedonisë aspak nuk janë llogaritur edhe paratë e gatshme që qytetarët i mbajnë “nën jastëk”.

Nga vlera totale prej 5.7 miliard euro, dy të tretat, gjegjësisht rreth 4 miliard euro apo 67.2 për qind janë depozita të amvisërive që i ruajnë në banka dhe kursimore. Paratë e qytetarëve të deponuara në pensionet private financiare kapin vlerën prej 946.5 milionë euro apo 16.6 për qind, ndërsa 513.3 milionëe euro apo 9 për qind janë aksione nga vlera totale e aktives financiare. “Paratë e gatshme në qarkullim vitin e kaluar kamë shënuar shifrën prej 341 milionë euro apo 5.98 për qind, ndërsa vlera e polisave për sigurimin jetësor vitin e kaluar kap shifrën prej 69 milionë euro ose 1.21 për qind. Sa i përket letrave më vlerë apo fondet private dhe investuese, pjesëmarrja është shumë e vogël dhe atë vetëm 1.5 për qind nga shuma totale prej j 5.7 miliard euro e aktives financiare të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në Raport.

Gjithashtu, BPM raporton se qytetarët vazhdojnë të rrisin kursimet e tyre nëpër banka edhe përkundër kamatave të ulta që ofrojnë bankat për kursimet dhe përkundër krizës politike këto dhjetë vitet e fundit në Maqedoni. Në veçanti, aktiva financiare në sektorin “amvisëri” për gjatë gjithë vitit 2017 ka shënuar një rritje të përshpejtuar, rritje e cila ka tejkaluar periudhën e krizës nga viti 2010-2017. “Pjesëmarrja e aktives financiare në Bruto Prodhimin Vendor (BPV) është rritur. Rritje më të madhe të aktives financiare ka pasur në kursimet e amvisërive në depozita dhe atë 54.6 për qind dhe në shtyllën e dytë të fondeve pensionale me 36.4 për qind. Kursimet e qytetarëve në depozita nëpër bankat kanë filluar të rritet menjëherë pas stabilizmit të krizës politike në vend, e cila dukshëm ka ndikuar negativisht në besimin e qytetarëve ndaj bankave gjatë 10 viteve të fundit derisa në pushtet ishte qeveria e mëparshme.

Rritje të menjëhershme të aktives financiare të qytetarëve është shënuar dy vitet e fundit në Fondet pensionale private. Karakteristike është se qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 dhe 2017 shumë pak kanë investuar në aksione për shkak të aktivitetit të dobët në tregun të Bursës së Maqedonisë”, thuhet në raportin për stabilitetin financiar të BPM-së. /koha.mk/

Marketing