Barcelona mohon negociatat me Man Utd, lidhur me Dembele

Manchester United nuk ka negociuar me Barcelonën.Ousmane Dembele tash e disa ditë po lidhet me një transferim të mundshëm te Manchester United, por duket se aty nuk ka të vërteta.Nga Barcelona mohojnë të ketë ndonjë negociatë lidhur me francezin, dhe besojnë se fituesi i Kupës së Botës do të qëndrojë.“Ai është lojtar në të cilin ne kalkulojmë, e dimë potencialin e tij”, ka thënë Ramon Planes, drejtori teknik i Barcës.

“Shpresojmë se skuadra këtë vit do të shoh më të mirën nga ai”, ishin tutje fjalët e tij.

Marketing

Dembele ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë, duke mos mundur të shfaq potencialin e tij të plotë, por në Spanjë thonë se Ronald Koeman ka besimin e plotë tek ai.