Barcelona sonte do ia thyejë balancin perfekt Rayo Vallecanos (FOTO)

Rayo Vallecano sonte do të ndeshet me Barcelonën në La Liga.

Marketing

Qoftë fitore, humbje apo barazim, Rayo Vallecanos sonte do t’i thyhet një balanc perfekt, pasi deri më tani në këtë sezon, nga 30 ndeshje të luajtura, i ka 10 fitore, 10 humbje dhe 10 barazime. Përveç këtyre shifrave me numrin 10, Vallecano po ashtu për momentin gjendet në vendin e 10-të në tabelën e La Liga-s, me 40 pikë.

Klubi po ashtu po veçohet për goldallim, pasi i ka 36 gola të shënuar dhe 36 të pranuar. Edhe nëse shënon apo pranon gola, Vallecanos do i humbet shifra e barabartë e golave të shënuar dhe të pranuar, ose do mbetet e barabartë nëse rezultati përfundon i barabartë.

Ndeshja do të luhet nga ora 22:00, në stadiumin Campo de Futbol de Vallecas.